18.4.16

Festivali i 10-te Ballkanik i Librit Anarkist Janine 23-25 Qershor 2016, Alsos


Festivali Ballkanik i Librit Anarkist (Balkan Anarchist Bookfair) u zhvillua per here te pare ne Ljubjane (Slloveni) ne vitin 2003. Qe atehere zhvillohet pothuajse cdo vit ne qyetete te ndryshme te Ballkanit. Ne vazhdimesi u zhvillua ne Zagreb 2005 (Kroaci),ne 2008 Sofje (Bullgari),ne 2009 Selanik (Greqi),ne 2010 Zrenianin (Serbi),ne 2011 Shkup (Maqedoni),ne 2013 Ljubjane (Slloveni),ne 2014 Mostar (Bosnje & Hecegovine) dhe se fundmi ne 2015 ne Zadar (Kroaci). Ndersa festivali i 10-te do te zhvillohet ne Janine (Greqi) nga 23 deri 25 Qershor 2016.
Qellimi i ketij festivali,pervec paraqitjes dhe shkembimit te materialeve ,eshte gjithashtu te sjelle me afer grupe dhe individe te levizjes anarkiste/antiautoritare/autonome nga vende te ndryshme,te hapen biseda mbi tema te cilat kane te bejne me antagonizmin social dhe klasor,dhe te behet i mundur shkembimi i ideve/praktikave/metodave,duke pasur si qillim me te larte krijimin e lidhjeve te solidaritetit midis pjesmarresve te ketij Festivali.
Kohet e fundit nga shtetet e gadishullit Ballkanik dhe Europes lindore verehet nje militarizim ne rritje,duke perdorur si shkas perballimin e levizjeve te refugjateve ne drejtim te Europes.Paralelisht nacionalizmi gjen terren per tu zhvilluar.Nen kete klime,nevoja per komunikim dhe koordinim midis grupeve te cilet promovojne solidaritetin nderkombetar eshte me e madhe se kurre.Ne kete drejtim do te deshironim te ndikonte edhe ky BAB.
Ne Janine levizja anarkiste/antiautoritare/autonome ka qene mjaft aktive gjate dhjete viteve te fundit,duke marre pjese ne levizjet antifashiste, antimilitariste, studentore dhe sociale. Ne qender te qytetit,por edhe ne qytetin e studenteve, funksionojne mjaft grupe, ndertesa te okupuara dhe qendra sociale.
Qyteti i Janines ka nje histori tipike ballkanike.Multietnik dhe multifetar deri ne Luften e I-re Boterore, ky qytet humbi popullsine muslimane gjate shkembimit te detyruar te popullsive ndermjet Greqise dhe Turqise ne vitin 1923 ne baze te Konferences se Lozanes.Gjithashtu ne vitin 1945 komuniteti hebre i ketij qyteti u zhduk pothuajse krejtesisht ne kampet naziste te perqendrimit. Politika e shteteve te pastra etnike ashtu si ne shume vende te tjera te Ballkanit ,la ne Janine shenjat e saj te pashlyeshme.
Ejani te mbeshtesni kete festival me solidaritet dhe pjesmarrje.
Nese nuk mund te vini personalisht ne festivalin e librit,mund te dergoni disa botime,postera dhe materiale te tjera falas.Gjithashtu mund te dergoni libra ose botime te formave te dryshme per tu shitur.Ne do te organizojme per te gjithe ju qe nuk mund te jeni prezente nje vend te vecante per te paraqitur ato qe keni pergatitur per kete festival.
Komunikoni me ne per hollesite,adresen ku duhet te dergoni materialet dhe cdo gje tjeter te nevojshme.
E-mail:bab2016@espiv.net
Dhe per me shume informacione ne faqen e internetit : www.bab2016.gr



Per nje Ballkan te lire nga
kombet, shtetet, fete, ushtrite, kufijte, patriarkia, kapitalizmi.


Δεν υπάρχουν σχόλια: