22.5.09

Mbi evenimentin në Hania-Kretë




Më 16-17 Maj u zhvillua në Hania të Kretës një eveniment dyditor me biseda, muzikë dhe aktivitete të tjera. Në këtë eveniment merrnin pjesë shoqata dhe grupe emigrantësh si dhe organizata dhe individë vendas të cilët mbështesin përpjekjet e emigrantëve për fitimin e të drejtave të tyre.
Dita e parë:
Paradite u zhvillua një takim njohje midis shoqatave emigrante dhe vendase në të cilën u shtrua problematika dhe propozimet për zgjidhjet e mundshme për sa i përket emigracionit.
Takimi ,i cili u zhvillua orët e pasdites, përmblodhi në tematikën e tij diskutime të nivelit teorik mbi çështjen e emigracionit. Në këtë takim morën pjesë kryesisht organizata joqeveritare dhe përfaqësues të instuticioneve akademike.
Dita e parë u mbyll me një mbrëmje muzikore të zhvilluar në ambientet e ndërtesës së okupuar ‘’Rosa Nera’’. Pjesëmarrja e emigrantëve ishte e shumtë ,të cilët bashkë me vendasit kaluan disa orë të këndshme duke biseduar dhe duke u dëfryer.
Dita e dytë:
Në mëngjesin e ditës së dytë u bë një tentative për okupimin dhe vënien në funksionim të ish ndërtesës së IKA-ve nga një ndërtesë e braktisur në strehë për emigrantët dhe vendasit të cilët kanë probleme serioze strehimi. Fatkeqësisht kjo tentativë sado pozitive, nuk arriti të bëhej realitet për shkak të presionit të vazhdueshëm të forcave policore, duke bërë kërcënime direkte dhe personale ndaj emigrantëve si dhe për mungesë të mbështetjes masive nga ana e vendasve.

19.5.09

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pranoi akuzat e Refugjatëve tëPatras

Qeveria italiane do të gjykohet për shkelje të të drejtave themelore ndaj 35 afganë dhe sudanezë që kanë aplikuar për azil politik, ndërmjet të cilëve edhe minorenë, të cilët u arrestuan dhe u ekstraduan në Greqi(nga ku ishin futur ne Itali) po asnjë procedurë formale në portet italiane të adriatikut, pa iu dhënë mundësia të aplikojnë për azil politik në asnjë nga të dy vendet.
bëhet e ditur se Greqia zotëron përqindjen më të ulët të pranimit të aplikimeve për azil: 2% kundrejt mesatares 20% që është në europë.

4.5.09

Takim ne Hania-Krete per emigracionin

Ne datat 16-17 Maj 2009 ne qytetin Hania te Kretes do te mbahet nje takim mbi emigracionin dhe problematiken rreth tij.Ky takim eshte ideuar nga Forumi i Emigranteve te Kretes dhe do te mbahet ne ambjentet e stekit OKTAVA ne Hania.

E shtune 16 Maj
ora 10.00
Bisede midis grupeve,shoqatave te emigranteve si grupime mbeshtetese te tyre.
ora 17.00
Bisede me juriste,pedagoge universiteti dhe sindikaliste.
ora 21.00
Mbremje muzikore ne ambjentet e ndertesen e okupuar te Roza Nera

E diele
ora 10.00
Aktivizem dhe informim mbi emigracionin ne jeten e perditshme te qytetit.


Forumi i Emigranteve te Kretes