23.12.08

Këto ditë janë edhe tonat...

Pas vrasjes së Aleksi Grigoropulos po jetojmë një situatë të tensionuar si asnjë herë, një shfryrje dufi të cilit nuk po i shihet fundi. Ata që kanë dalë përpara në këtë revoltë janë nxënësit, të cilët me një pasion të pashtershëm dhe një spontanitet origjinal i kanë kthyer përmbys të gjithë ato që i marrim si të dhëna. Nuk mund të ndalosh diçka që nuk kontrollon, diçka që buron në mënyrë spontane dhe në kushte që nuk arrin të kuptosh. Kjo është dhe bukuria e kësaj revolte. Nxënësit po bëjnë histori dhe ua kanë lënë të tjerëve në dorë që ta shkruajnë atë dhe ta fusin në skema ideologjike. Rrugët, iniciativa, pasioni është i tyre.
Në kuadrin gjithë këtij mobilizimi, i cili ka si lokomotivë demonstratat e nxënësve, vihet re dhe një pjesëmarrje masive e brezit të dytë të emigrantëve dhe shume refugjatëve. Refugjatët zbresin të paorganizuar, me një spontanitet dhe vrull që është tipik i lëvizjeve politike që bëjnë. Në këtë moment përbëjnë pjesën më luftarake të të huajve në Greqi. Nuk kanë dhe shumë gjëra për të humbur sidoqoftë.
Fëmijët e emigrantëve mobilizohen në masë të gjerë dhe fuqishëm në kuadrin e iniciativave studentore dhe shkollore ose brenda organizatave te majta dhe ultra të majta. Përbëjnë dhe pjesën më të integruar të emigrantëve, gjithashtu dhe më të guximshme. Nuk u ngjajnë prindërve të tyre që erdhën kokëulur sikur të lypnin një copë bukë. Janë pjesë e shoqërisë greke, sepse nuk njohën tjetër. Nuk lypin diçka, kërkojnë me ngulm të jenë të barabartë më kolegët e tyre grekë. Të barabartë përsa u përket të drejtave, të barabartë në rrugë dhe në ëndrra.
Për ne, emigrantët e organizuar, kjo periudhë është një tjetër Nëntor francez i 2005. Nuk kishim iluzione që do të mundeshim të kontrollonim dufin e pakënaqësisë kur ai të shpërthente. Pavarësisht përpjekjeve të shumta në vite kurrë nuk ja arritëm të kryenim mobilizime të tilla masive të emigrantëve. Tani fjalën e kanë rrugët. Klithja që dëgjohet është për 18 vitet e dhunës, shtypjes, shfrytëzimit, poshtërimit. Këto ditë janë dhe të tonat.
Këto ditë janë për ato qindra emigrantë dhe refugjatë që janë vrarë në kufij, në rajone policie, në kantieret e ndërtimit. Janë për të vrarët nga policia ose nga qytetarë “të indinjuar”. Janë për të vrarët që guxuan dhe kaluan kufirin, që punonin si qentë, që nuk ulën kokën, për hiçin. Janë për Gramoz Palushin, për Luan Bërdëllimën, Edison Jahajn, për Toni Onoiha, për Abdurrahim Idriz-in, për Mohament Asraf-in dhe kaq të tjerë që si kemi harruar.
Këto ditë janë për dhunën policore që ka mbetur pa përgjigje, pa zot. Janë për poshtërimin në kufi dhe në qëndrat e të huajve që vazhdon akoma. Janë për vendimet skandaloze të drejtësisë greke, për emigrantët dhe refugjatët që gjenden padrejtësisht në burgje, për drejtësinë që na u mohua. Dhe në këtë çast që flasim, këto ditë dhe netë të kësaj revolte, emigrantët paguajnë një hak të rëndë duke rënë pre e dhunës policore ose të grupeve ultranacionaliste, me dënime me burg dhe vendime depërtimi që gjykatat greke na i falin me dashuri kristiane neve të pafeve.
Këto ditë janë për shfrytëzimin që vazhdon pa ndalim këtu e 18 vjet. Janë për betejat që u dhanë nga emigrantët në fushat e Volos, në kantieret e veprave olimpike, në Amaliadha. Janë për djersën dhe gjakun e prindërve tanë, për punën e zezë, për oraret pafund. Janë për parabolat, për gjobat, për ensimat që paguajmë dhe nuk do na njihen kurrë. Janë për letrat që po i gjëmojmë një jetë të tërë sikur janë llotari.
Këto ditë janë për çmimin që paguajmë vetëm për të qënë, për të marrë frymë. Janë për ato herë që shtrënguam dhëmbët, për fyerjet që duruam, për disfatat që morëm përsipër. Janë për të gjitha ato herë që nuk reaguam megjithëse kishim gjithë arsyet e kësaj bote. Janë për ato herë që reaguam por ishim vetëm sepse vdekja dhe revoltimi ynë nuk nxinin në korniza, nuk sillnin vota, nuk shisnin në lajmet e orës 8.
Këto ditë janë për të gjithë ata që janë të mënjanuar, të zbuar, për njerëzit me emrat e vështirë dhe historitë e panjohura. Janë për ata që vdesin çdo ditë diku në Evro apo në Egje, që vriten në kufij apo në Petru Rali, janë të ciganëve në Zefiri, të narkomanëve në Eksarhia. Këto ditë janë të djemve dhe vajzave në Mesolongjiu, njerëzve pa tabela, të nxënësve jashtë çdo kontrolli. Falë Aleksit këto ditë janë të gjithë neve.

18 vite revolte të heshtur janë shumë.
Të gjithë në rrugë, për solidaritet dhe dinjitet!
Nuk harruam, nuk harrojmë, këto ditë janë dhe tuajat
Për Luanin, Tonin, Mohamedin, ..Aleksin


Strehëza e Emigrantëve Shqiptarë
www.steki-am.blogspot.com

22.12.08

Solidaritet per te arrestuarit e Dhjetorit,Jo debimeve te emigranteve.



Pas ngjarjeve te javeve te para te Dhjetorit,kur shumica e qyteteve te Greqise u pushtuan nga vala e demonstratave dhe perleshjeve,kur Athina dhe Selaniku u bene qendrat kryesore te rezistences ndaj dhunes shteterore dhe te veglave te tyre (policia,MAT,Asfalia),tani kur nje qetesi e rreme duket sikur ka zene vendin e kryengritjes,tani dalin ne pah dhe viktimat .Si gjithmone ata me lehtit per tu sulmuar: EMIGRANTET .Ne Greqi eshte praktike e njohur,kur duam ti hedhim fajin dikujt per ate qe ndodh ,ne shenje jane gjithmone EMIGRANTET .Ashtu si ne vitet e para te ardhjes tone ketu kur akuzoheshim si shkaterruesit e te drejtave te fituara ne fushen e punesimit nga sindikalistet vendas,ashtu edhe sot ne akuzohemi si shkaktaret e shkaterrimeve dhe vjedhjeve,perderisa numri me i madh i te arrestuarve jane emigrante,aq me teper duke degjuar veglat genjeshtare te Mas Medias te thone se ne vendet tona Kryengritje do te thote :te plackitesh dhe te vjedhesh,etj si keto .
Ne keto momente te veshtira duhet te luftojme se bashku vendas dhe emigrante,duke lene menjane dallimet etnike dhe fetare.Te arrestuarit jane te shumte dhe solidariteti yne duhet te jete maksimal.
ASNJE NJERI TE MOS DENOHET PER NGJARJET E DHJETORIT.
VENDAS DHE EMIGRANTE TE GJITHE TE LIRE PA KUSHTE
SOLIDARITET PER TE GJITHE

http://clandestalb.blogspot.com

19.12.08

Shfaqje Teatrale e grupit te emigranteve ''Odisea''

Grupi Teatral i shkolles se emigranteve ‘Odisea’ paraqet shfaqjen teatrale me titull
‘Per te miren e Atdheut’
te shkrimtares angleze Timberleik Uortebeiker

Shfaqja do te jepet ne Teatrin Bashkiak te Polihnit
te shtune me 20 Dhjetor ,ora 20:30
Adresa rr.Mavromihali 56


Θεατρική παράσταση
της θεατρικής ομάδας μεταναστών-ριων του «Οδυσσέα»
‘Για της πατρίδας το καλό’
της Τιμπερλέικ Γουρτεμπέικερ.
Το Σάββατο, 20 Δεκέμβρη 2008
στις 20:30
στο Δημοτικό Θέατρο Πολίχνης (Μαυρομιχάλη 56)
__._,_.___

15.12.08

Okupi i Bashkise Sikies-Selanik




Selanik 15 Dhjetor
Ftohen te gjithe banoret e Bashkise se Sikies ne Selanik te marrin pjese ne takimin e hapur qe organizohet ne Sallen e Mbledhjeve te bashkise.
Le te jemi te gjithe atje ne oren 19.00 dhe te diskutojme per problemet tona,te gjithe se bashku vendas dhe emigrante.
Me shkas vrasjen e Aleksit 15 vjecar dhe levizjet masive te diteve te fundit.

Selanik,dhjetor2008,Rruga Egnatia

Selanik,dhjetor 2008

Dimarxeio- antipliroforisi.blogspot.com

AGRESIMI JONË ËSHTË DASHURIA PER JETËN

DUAM NJË BOTË MË TË MIRË NA NDIHMONI!
Nuk jemi terorista, “njerëz me skafandër”, “të njohur të panjohur”.
JEMI FËMIJËT TUAJ
Ata, “të njohur të panjohur”…
Ëndërojmë- mos vrisni ëndrat tona.
Kemi vrull – mos ndaloni vrullin tone.
KUJTOHUNI DIKUR ISHIT EDHE JU TË RINJ.
Tani kërkoni si të grumbulloni paratë, ju interosonë vitrina, u shëndoshët, u bëtë tulac,
HARUAT.
Prisnim të na mbështesnit. Prisnim të interesohenit, të na bënit edhe ju njëher krenar. Por KOT.
Jetoni jetë gënjeshtre, keni ulur kokën, keni ulur pantallonat dhe prisni ditën që do vdisni.
Nuk imagjinoni, nuk bini në dashuri, nuk krijoni.
Vetëm shisni dhe bleni.
MATERIAL KUDO DASHURI ASNGEKUNDI – E VERTETA ASNGEKUNDI.
Ku janë prindërit;
Ku janë artistët;
Përse nuk dalin jashtë;
NA NDIHMONI
FËMIJET.
Mos na hidhni lotësjellëse. NE mund të qajmë edhe vetë.
Letër nga miqtë dhe shokë të Aleksit

Dimarxeio- antipliroforisi.blogspot.com

Dimarxeio- antipliroforisi.blogspot.com

THIRJE E HAPUR

Me shkak të krimit të ftohtë, gjoja një “ rast fatal”, të 15vjeçarit Aleksis Grigoropulos nga policia të Shtunën 6/12 u shperthie urejtia dhe vrulli më i madh I urrejtes të popullit gjatë dhjetë viteve të fundit. Përgjigjja e shtetit ne këte shpethim urejteje ishte goditja e vazhdueshme nga organet e rendit, si dhe fyerja dhe nderimi I fakteve nga midiat, dhe sidomos rekrutimi I – parashtetesorve agjent.
Dëshpërimi si dhe inati që të gjithë ne ndiejmë është pa vlerë të shprehet duke bërë zapping në kolltuk para një kutie.Vendosëm të okupojmë DHIMARXION e vjetër – KEP në sheshin e XALANDRIT, vendi I kabinetit consular, dhe ta shdërojmë në vend kunder informacioni dhe diskutimeve për aksione të mëteshme.
Ftojmë banorët e Xalandrit dhe lagjeve rethanë të mbështesin okupacionin dhe të marin pjesë në biseda- diskutime te hapura e të barabarta pa manipulime, te bashkëkrijome vendime.

Thirje e hapur çdo ditë ne orën 7 mbasdite.

Lirim I menjëhershëm të paraburgosurve protestues, dhe shkarkim I të gjithave akuzave të prangosurve në Greqi dhe jashtë saj.

OKUPATORËT E PALEO DHIMARXIO XALANDRI

Dimarxeio- antipliroforisi.blogspot.com

13.12.08

20 Dhjetor,Dita Nderkombetare e rezistences kundrejt shteteve dhe vrasesve qe punojne per ta.

Te Shtunen me date 20 Dhjetor 2008,thirrje per nje dite mbareboterore per manifestime ne shenje rezistence ne memorje te gjithe te rinjve ,emigranteve dhe gjithe atyre qe luftuan dhe u vrane nga organet e shtetit.Ne perkujtim te Karlo Xhulianit dhe te te rinjve te periferive franceze ,ne perkujtim te Aleksi Grigoropulit shume e shume te tjereve ne cdo qoshe te botes.
Jeta e jone nuk i takon vrasesve.
NUK HARROJME VELLEZERIT TANE ,NUK I FALIM VRASESIT E TYRE.

11.12.08

Vrasja e 15 vjecarit ishte vetem shkaku...

Kjo vrasje makabre e nje adoleshenti 15 vjecar eshte ndoshta pika e ujit qe beri te derdhej kupa e durimit dhe heshtjes per sa i takon dhjetra vrasjeve te koheve te fundit nga ana e policise greke.sa e sa emigrante,te rinj,cigane apo narkomane jane bere vitet e fundit viktimat e dhunes policore duke bere qe te shpertheje ne rruget e qyteteve kryesore te Greqise nje vale manifestimesh protestash te cilat kane pasur ne plan te pare perleshjet me trupat policore e sidomos ato speciale te ashtuquajtura MAT.Rruget e Athines dhe te Selanikut por jo vetem ,u ndricuan nga flaket per net me radhe.Shume agjensi te huaja lajmesh bejne fjale per Kryengritje,gje te cilen qeveria greke s'e pranon ne asnje menyre.

Nje 15 vjecar vritet nga policia ne Athine

Vrasja e Aleksander Grigoropulit ne qender te Athines mbasditen e te shtunes 6 Dhjetor,ka shkatuar trazira te medha ne te gjithe greqine.
Polici i cili ka qelluar me gjakftohtesi 15-vjecarin ne lagjen Eksarhia te Athines pritet te gjykohet ne ditet e ardhshme.

Perfundoi me sukses greva e urise ne Hania,Krete

6 dhjetor 2008
Sipas deklarates per shtyp te Komisionit te Solidaritetit te Greves se Urise ne qytetitn e Haniase ne Krete,u mbyll me fitore nga ana e emigranteve greviste.U premtua nga ana e Ministrise perkatese se do tu jepet ne nje kohe te shkurter Leja e Qendrimit dhe Punesimit per 15 emigrantet te cilet ishin detyruar per jave me radhe te ushtronin masen me te skajshme sic eshte Greva e Urise qe prej 11 nentorit 2008 deri me 6 dhjetor 2008.
Le te sherbeje ky shembull i tyre per te gjithe ne emigrantet,si nje menyre beteje per te drejtat tona, vertet nje menyre e dhimbshme dhe c'njerzore por kur behet per nje kauze te drejte atehere ia vlen edhe rreziku per jeten kur lufton dhe perpiqesh per nje jete te respektuar dhe te ndershme.

2.12.08

1 Dhjetor-Hania,Krete

Vazhdon gjendja e veshtire shendetesore e emigranteve ne Hania te Kretes.Sipas deklarates se Iniciatives Mbeshtetese te Emigranteve te Greves se Urise,10 prej grevisteve ndodhen ne spital ne gjendje shume te rende shendetesore duke pasur probleme madje edhe me marrjen e lengjeve.

1.12.08

Greva e Urise ne Hania ,Krete

- ΔΡΟΜΟΣ- pertej kufijve-

PROGRAMI JAVOR :
Qendra e Grupit te Emigranteve Ekonomike & Politike
Adresa:Baltadhoru 7,Selanik
allos.alli@gmail.com


E hene 1 Dhjetor 7.30 mm Mesim gjuhes greke
E marte 2 Dhjetor 8.00 mm Takim javor No Border
E merkure 3 Dhjetor 7.30 mm Mesim I gjuhes turke
E enjte 4 Dhjetor 8.00 Takimi javor per mbarvajtjen e qendres ΔΡΟΜΟΣ


www.clandestina.org
informacion ne greqisht,shqip,turqisht,rusisht,anglisht


SOLIDARITET per emigrantet e Greves se Urise ne Hania,Krete

Greva e Urise te emigranteve ne Krete

15 EMIGRANTË NË GREVË URIE
KËRKOJNË LEJA QËNDRIMI DHE RESPEKTIM TË TË DREJTAVE


Qe prej 11 Nentorit 2008 filluan Greven e Urise 15 emigrante te cilet jetojne ne Hania te Kretes.Ajo çka kerkojne eshte me se e ligjshme:Lejat e qendrimit per te cilat kane paguar dhe kane plotesuar kushtet shume here me radhe.
Shfaqim solidaritetin tone ne mbeshtetje te kerkesave te tyre me se te ligjshme.

- Ti jepet fund kesaj sjelljeje ç’njerzore nga ana e autoriteteve
- Jane 15 emigrante ne Greve Urie ,por te njejtin problem e vuajne qindra e mijra te tjere çdo dite ne kurriz te tyre, dhenia e Lejave te Qendrimit te behet sipas ligjit ne fuqi (jo me shume se 60 dite mbas dorzimit te dokumentacionit perkates nga ana e emigranteve)
- Le te bashkojme zerin tone bashke me emigrantet nga Kreta, keshtu te bashkuar zeri yne do te degjohet.

www.clandestina.org