31.3.09

„Njeri jo numër“

Dagwani Yimer është njëri prej disa mijëra të rinjve nga Afrika, që e kanë rrezikuar jetën për të mbërritur në Evropë. Në dimrin e vitit 2005, studenti i juridikut në moshën 27-vjeçare e braktisi atdheun e tij, Etiopinë.
Ai tredon se si kaloi me vështirësi nga Sudani për në Libi,ashtu si mijra të tjerë dhe këtu ra në duart të tregtarëve të njerëzve. Ai u arrestua dhe u deportua nga policia libiane, dhe u la i braktisur në shkretëtirë pa ujë. Ai lufton me gjithë forcat e tij për t´u kthyer mbrapa, tek brigjet libiane, dhe prej aty ndërmori udhëtimin e rrezikshëm me anije nëpër Mesdheun. Pas muajsh të dhimbshmëm, në verën e vitit 2006, ai mbërriti në ishullin italian Lampeduza, në jug të Siçilisë. Tani, për herë të parë,është kthyer në Lampeduza për t´ua treguar njerëzve të ishullit një film dokumentar, për eksodin e vazhdueshëm nga Afrika.
Heshtja mbizotëron në sallën e bashkisë. Publiku shikon ekranin i mahnitur. Rreth 50 Lampedusanë kanë ardhur për të parë filmin dokumentar "Si një njeri mbi tokë". Protagonistët janë migrantë të rinj, që e venë në ekran migrimin e tyre. Në shumicën e rasteve kjo zgjat me muaj, ndonjëherë madje me vite.
"Nëse nuk lufton, mbetesh një numër. Një migrant. Një zezak. Vetëm një numër. Ashtu e kam njohur unë Italinë dhe Evropën," thotë Dagwani Yimeri.
Burra dhe gra të rinj tregojnë se si ata u rrahën, u shfrytëzuan, u arrestuan, u përdhunuan dhe u braktisën në shkretëtirë. Ata paraqesin nën lotët, sesi kanë qenë të pafuqishëm ndaj arbitraritetit të autoriteteve dhe të trafikantëve të njerëzve.

Δεν υπάρχουν σχόλια: