28.6.09

Grupi i Studentëve Të Huaj Selanik

Greqia e ditëve të sotme është një vend që ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh, i cili shkon në 10% në mos edhe më tepër. E megjithatë shteti grek dhe një pjesë e madhe e shoqërisë greke ka frikë ose nuk do të na përballoj si të barabartë, si rezultat ne të mbetemi të ngujuar në një vakum politik ,shoqëror e politik. Pas një periudhë shumëvjeçare të mënjanuar nga jeta shoqërore, te tmerruar e të terrorizuar, pa të drejta të plota,ne emigrantët kemi tashmë filluar ti kërkojmë më me vendosmëri dhe të marrim pjesë në një sërë lëvizjesh shoqërore. Emigrantët dhe fëmijët e tyre, rreth 200 000 nxënës dhe student, s’mund dhe s’duhet të anashkalohemi më.
Fushata rraciste që është rritur këto kohët e fundit, e cila na paraqet ne emigrantët si problemin kryesor të shoqërisë greke, është një sulm që i drejtohet gjithë kësaj shoqërie. Të gjitha forcat politike në vend, institucionet shtetërore dhe grupe të veçanta, duan të na dënojnë për ngjarjet e dhjetorit ku me pjesmarrjen tone të konsiderueshme dolëm në skenë dhe mohuam të tashmen që jetojmë dhe të ardhmen e errët që na përgatisin.
Helmi që lëshohet me bollëk nga mediat elektronike dhe nga shtypi kundrejt nesh ka për qëllim të ndaj shoqërinë ku jetojmë në vendas dhe emigrantë. Vetëm duke qenë të bashkuar mund ta thyejmë terrorizmin e tyre, i cili do vij duke u zmadhuar sa kohë që do thellohet kriza ekonomike dhe politike.
Problemet që përballojmë ne si student emigrantë dhe të huaj janë të shumta( regjimi i lejeve të qëndrimit, procesi i pajisjes me leje qëndrimi, regjimi racist në konviktet studentore, mos njohja e të drejtave themelore të diplomave e shumë të tjera) dhe për zgjidhjen e tyre e shohim të nevojshme të organizohemi e të luftojmë së bashku.
Me krijimin e Grupit të Studentëve Emigrantë dhe të Huaj ne bëjmë hapin e pare për krijimin e një Shoqate Studentore te Emigrantëve dhe të Huajve në të ardhmen duke synuar të mbushim një hendek që ekziston në universitetet e Selanikut. Një hendek në organizimin e studentëve emigrantë dhe të huaj për të kërkuar barazinë shoqërore dhe politike por edhe për të shfaqur dhe respektuar vlerat nga civilizime dhe kultura të ndryshme, nëpërmjët aktiviteteve, aksioneve , dhe bisedave të larmishme.
Jemi një brez që na mohohet e ardhmja. Jemi një brez që do ketë vetëm çfarë do arrij me përpjekjet dhe luftërat e tij.

Racistët të largohen nga këtu, jo ne
Legalizim për të gjithë emigrantët
Të drejta të barabarta politike dhe sociale

19.6.09

Fenomenet rraciste nuk mbarojne ketu!

Nea Manoladha-

Sjellje cnjerezore ndaj emigranteve ne fshatin Nea Manoladha ne Peloponez Sipas nje artikulli te gazetes vendase ‘Patris’ ,dy banore te fshatit pasi rrahen ne menyre brutale emigrantet ,i lidhen ata me litar mbas nje motociklete dhe i terhoqen zvarre neper rruget e fshatit,duke dashur ti bejne shembull dhe te friksojne emigrantet e tjere ,sepse sipas tyre- disa dite me pare kishin vjedhur disa dele.
Sado absurde te degjohet,keto veprime jane shenja te dukshme te ngritjes kohet e fundit te nivelit te rracizmit dhe ksenofobise ne keto zona rurale te njohura per nacionalizem,e sidomos pas operacioneve ‘Fshesa’ te policise neper qendrat e medha te Greqise,por dhe mbas revanshit te marre nga LA.O.S (PARTIA NACIONALISTE GREKE) mbas zgjedhjve per ne Parlamentin Evropian.


ne greqisht per me shume informacione.
http://www.tvxs.gr

Guadanamo ne Greqi


Kampet Moderne te Perqendrimit.

Me ne fund edhe Greqia do te kete Kampet e saj moderne te Perqendrimit. Ashtu si Lampeduza,Ceuta,Melisa edhe ne Greqi do te shnderrohen me ritme te shpejta ne Kampe perqendrimi te emigranteve pa dokumenta 4 ish-reparte ushtarake.Keto kampe sipas vleresimit te Ministrit plotesues te Puneve te Brendeshme H.Markojanaqi do te jene gati ne nje kohe me te shkurter se 1 muaj.

Sipas te dhenave te oficereve te EL.AS (Policia Greke) ne keto kampe mund te strehoen deri ne 1000 emigrante.Per te 4t ish-repartet ministria e Puneve te Brendeshme do te krijoje burgje gjigante me mundesi deri ne 4000 vetesh njekohesisht.
Te cilet do te mbahen ne keto kampe deri ne 12 muaj, duke katerfishuar keshtu kohen e burgimit te emigranteve pa dokumenta te cilet jane ne pritje te apelimit.Nje shifer jo e sakte e dhene nga kjo ministri per emigrantet ‘e paligjshem’ sic I quan ajo keta emigrante eshte rreth 300.000 vete.

Kalimi per ne Itali


Rruga e gjate drejt
Tokes se Premtuar

Nje video e shkurter prej disa minutash,udhetimi nga Kabuli (Afganistan) i mijera afganasve,te rinj dhe te mitur,te gjithe meshkuj,te cilet i ikin larg luftes .Kane kaluar Iranin dhe Turqine,duke arritur ne ishujt e Egjeut (Greqi) dhe mbas identifikimit dhe regjistrimit ne kampet e perqendrimit largohen ne drejtim te portit te Patres (Greqi) ku presin ndonje kamion ,per tu futur fshehurazi ne te,duke rrezikuar shume here edhe jeten e tyre,per te kaluar Adriatikun ne drejtim te Italise dhe Evropes ne pargjithsi.
Videon mund ta shihni :

http://parma.repubblica.it/multimedia/home/5950280

22.5.09

Mbi evenimentin në Hania-Kretë




Më 16-17 Maj u zhvillua në Hania të Kretës një eveniment dyditor me biseda, muzikë dhe aktivitete të tjera. Në këtë eveniment merrnin pjesë shoqata dhe grupe emigrantësh si dhe organizata dhe individë vendas të cilët mbështesin përpjekjet e emigrantëve për fitimin e të drejtave të tyre.
Dita e parë:
Paradite u zhvillua një takim njohje midis shoqatave emigrante dhe vendase në të cilën u shtrua problematika dhe propozimet për zgjidhjet e mundshme për sa i përket emigracionit.
Takimi ,i cili u zhvillua orët e pasdites, përmblodhi në tematikën e tij diskutime të nivelit teorik mbi çështjen e emigracionit. Në këtë takim morën pjesë kryesisht organizata joqeveritare dhe përfaqësues të instuticioneve akademike.
Dita e parë u mbyll me një mbrëmje muzikore të zhvilluar në ambientet e ndërtesës së okupuar ‘’Rosa Nera’’. Pjesëmarrja e emigrantëve ishte e shumtë ,të cilët bashkë me vendasit kaluan disa orë të këndshme duke biseduar dhe duke u dëfryer.
Dita e dytë:
Në mëngjesin e ditës së dytë u bë një tentative për okupimin dhe vënien në funksionim të ish ndërtesës së IKA-ve nga një ndërtesë e braktisur në strehë për emigrantët dhe vendasit të cilët kanë probleme serioze strehimi. Fatkeqësisht kjo tentativë sado pozitive, nuk arriti të bëhej realitet për shkak të presionit të vazhdueshëm të forcave policore, duke bërë kërcënime direkte dhe personale ndaj emigrantëve si dhe për mungesë të mbështetjes masive nga ana e vendasve.

19.5.09

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pranoi akuzat e Refugjatëve tëPatras

Qeveria italiane do të gjykohet për shkelje të të drejtave themelore ndaj 35 afganë dhe sudanezë që kanë aplikuar për azil politik, ndërmjet të cilëve edhe minorenë, të cilët u arrestuan dhe u ekstraduan në Greqi(nga ku ishin futur ne Itali) po asnjë procedurë formale në portet italiane të adriatikut, pa iu dhënë mundësia të aplikojnë për azil politik në asnjë nga të dy vendet.
bëhet e ditur se Greqia zotëron përqindjen më të ulët të pranimit të aplikimeve për azil: 2% kundrejt mesatares 20% që është në europë.

4.5.09

Takim ne Hania-Krete per emigracionin

Ne datat 16-17 Maj 2009 ne qytetin Hania te Kretes do te mbahet nje takim mbi emigracionin dhe problematiken rreth tij.Ky takim eshte ideuar nga Forumi i Emigranteve te Kretes dhe do te mbahet ne ambjentet e stekit OKTAVA ne Hania.

E shtune 16 Maj
ora 10.00
Bisede midis grupeve,shoqatave te emigranteve si grupime mbeshtetese te tyre.
ora 17.00
Bisede me juriste,pedagoge universiteti dhe sindikaliste.
ora 21.00
Mbremje muzikore ne ambjentet e ndertesen e okupuar te Roza Nera

E diele
ora 10.00
Aktivizem dhe informim mbi emigracionin ne jeten e perditshme te qytetit.


Forumi i Emigranteve te Kretes

31.3.09

„Njeri jo numër“

Dagwani Yimer është njëri prej disa mijëra të rinjve nga Afrika, që e kanë rrezikuar jetën për të mbërritur në Evropë. Në dimrin e vitit 2005, studenti i juridikut në moshën 27-vjeçare e braktisi atdheun e tij, Etiopinë.
Ai tredon se si kaloi me vështirësi nga Sudani për në Libi,ashtu si mijra të tjerë dhe këtu ra në duart të tregtarëve të njerëzve. Ai u arrestua dhe u deportua nga policia libiane, dhe u la i braktisur në shkretëtirë pa ujë. Ai lufton me gjithë forcat e tij për t´u kthyer mbrapa, tek brigjet libiane, dhe prej aty ndërmori udhëtimin e rrezikshëm me anije nëpër Mesdheun. Pas muajsh të dhimbshmëm, në verën e vitit 2006, ai mbërriti në ishullin italian Lampeduza, në jug të Siçilisë. Tani, për herë të parë,është kthyer në Lampeduza për t´ua treguar njerëzve të ishullit një film dokumentar, për eksodin e vazhdueshëm nga Afrika.
Heshtja mbizotëron në sallën e bashkisë. Publiku shikon ekranin i mahnitur. Rreth 50 Lampedusanë kanë ardhur për të parë filmin dokumentar "Si një njeri mbi tokë". Protagonistët janë migrantë të rinj, që e venë në ekran migrimin e tyre. Në shumicën e rasteve kjo zgjat me muaj, ndonjëherë madje me vite.
"Nëse nuk lufton, mbetesh një numër. Një migrant. Një zezak. Vetëm një numër. Ashtu e kam njohur unë Italinë dhe Evropën," thotë Dagwani Yimeri.
Burra dhe gra të rinj tregojnë se si ata u rrahën, u shfrytëzuan, u arrestuan, u përdhunuan dhe u braktisën në shkretëtirë. Ata paraqesin nën lotët, sesi kanë qenë të pafuqishëm ndaj arbitraritetit të autoriteteve dhe të trafikantëve të njerëzve.

Dhjetëra migrantë mbyten në brigjet e Libisë

Arkiv
Njoftimet flasin për shtim të numrit të migrantëve të nisur nga Libia
Shumë vetë mendohet se kanë vdekur pasi varka të mbushura me emigrantë u gjendën në mes të një stuhie të fortë në det të trazuar në brigjet e Libisë.
Njoftimet nga Libia thonë se një operacion i madh shpëtimi ka filluar në bregdetin pranë Tripolit.
Të paktën tre varka ndeshën vështirësi në det në 36 orët e fundit dhe një varkë është mbytur.
Informacionet flasin per më shumë se 20 trupa të gjetur, por se 250 të tjerë nuk dihet se ku janë.
Një numër emigrantësh kanë notuar drejt bregdetit dhe kanë mbijetuar.
Të gjitha varkat kishin emigrantë që po përpiqeshin të shkonin në Evropë nëpërmjet Italisë.
Vitin e kaluar, më shumë se 30 mijë emigrantë mundën të kalonin detin në varka që nuk janë ndërtuar për këto lloje udhëtimesh.
Dhjetra vetë janë mbytur.

13.3.09

Luftojmë për ekzistencën tonë...

Pa anashkaluar menyrat e ndryshme me te cilat huazohen ditë si 21 Marsi si dhe qëllimet e mundshme qe ato u shërbejnë, vetë ezistenca e nje dite të tillë na kujton që rracizmi dhe dallimet e ndryshme janë pjesë e jetës sonë të përditshme, dhe e civilizimit ‘’tonë’’. Ne emigrantët e njohim mire këtë anë të jetës, për faktin se jemi ndër viktimat kryesore të rracizmit dhe të dallimeve të tjera të kësaj natyre. Situata në Europën e ‘’lirë’’ dhe ‘’demokratike’’ sa vjen e keqësohet. Kjo duket qartë nga Konventa për Migracionin dhe Azilin politik qe u huazua nga Bashkimi Europian dhe e cila për sa i takon shteteve të tjera europiane, i jep fund politikës elastike për emigracionin,në rast se ekzistonte një e tillë në ato shtete . Për sa i përket Greqise, vështirë se mund të imagjinoj dikush politikë emigrimi më rraciste, më çnjerëzore, më shfrytëzuese, më gllabëruese sa ajo ekzistuese. Një gjë është e sigurtë veç, që kjo konventë dhe pa dyshin dhe shumë të tjera që do pasojnë dhe gjithashtu e ashtuquajtura politika e emigrimit të kontrolluar, pasi Europa ka nevojë për ne, dmth për krahë të lire pune dhe gjithashtu edhe për trashgimtarë për të siguruar vazhdimin e kulturës së kontinentit të plakur, do e perkeqësojnë situaten, dhe do ta vështirësojnë më tepër hyrjen dhe qëndrimin tone në Europë. Pa dyshim që për gjendjen qe ndodhemi ne dhe emigrantët politik dhe për të gjitha ato që kemi kaluar këtu në Greqi gjithë këto vite, përgjegjësinë e ka shteti grek, qeveritë greke dhe pjesa derrmuese e shoqerise greke. Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë ne emigrantët e kemi pranuar pa reagime të mjaftueshme fatin që na kanë imponuar. E megjithatë ngjarjet e Dhjetorit me pjesmarrjen aktive të shumë emigrantëve treguan qartë se jemi aq shume të rrevoltuar saqë mjafton një shkëndijë për të kapërcyer frikën dhe të vërshohemi nëpër rrugë për të luftuar për jetën tone, e cila nuk i përket asnjë shteti, asnjë qeverie dhe asnjë Greqie. Dhe si të mos jemi të rrevoltuar përderisa na grabisin duke shpikur një sërë trukesh ligjore, na shfytëzojnë duke na detyruar të punojmë për një cope bukë dhe përveç të tjerave na kërcënojnë me jetën kur ne reagojmë, siç veproi Konstandina Kuneva, na keqtrajtojnë dhe na diskriminojnë, na godasin, na burgosin dhe na ekstradojnë për gjënë më të vogël dhe pa ndonjë arsye, na vrasin në kufij, në rajone policie e jo vetëm dhe na mbysin ne dete me lehtësinë me të madhe. Për të gjitha këto dhe për të gjitha padrejtësitë që na bëhen çdo ditë dhe për krimet e vazhdueshme që kryhen kundrejt nesh dhe përderisa jemi ndër viktimat kryesore, duhet më së fundi të jemi ndër të parët në reagimet dhe në luftën kundër rracizmit dhe dallimeve të të gjitha llojeve. Le ta, ngremë zërin, jo vetëm në një ditë si kjo, por çdo ditë, ashtu si të mundemi dhe me forma e mënyra nga më të ndryshme, duke protestuar kundër dallimeve dhe rracizmit.
Të gjithë së bashku emigrantë ekonomikë dhe politikë duhet të parët ti kundërvihemi situates ekzistuese pasi përpjekjat tona janë të lidhura ngushtë me mbijetesën tone. Lufta jonë është luftë për ekzistencë.

25.2.09

TREDITOR AKTIVITETESH
5 VJET STREHA e EMIGRANTËVE SHQIPTARË

E PREMTE 27 SHKURT
19:00
Shfaqje e dokumentarit “A few days
together” rreth ditëve të pogromit 2004
20:00
Bisedë e hapur “5 vjet Streha e Emigrantëve Shqiptarë – Rreth identitetit dhe aktivizimit
të një shoqate emigratësh”
23:00
Mbrëmje për mbështetje ekonomike

E SHTUNË 28 SHKURT
19:00
Shfaqje materiali filmor mbi emigrantët dhe rrefugjatët në Greqi
19:30
Bisedë e hapur “Aktivizimi dhe vet-organizimi
i emigrantëve” Marrin pjesë përfaqësues shoqatash emigrantësh nga Selaniku, Hania, Patra dhe Athina
22:30
Live koncert hip hop me Renovatio,
I Panjohuri, Të vërtetët

E DIELË 1 MARS
18:00
Paraqitje e aktiviteve të kampanjës “Jo racizmit
nga djepi”
20:00
Shqaqje e dokumentarit “Brezi i dytë”
i grupit Guerrilla Cinematography
22:00
Mbrëmje e grupit të të rinje emigrantë “Second
Generation”


STREHA e
EMIGRANTËVE SHQIPTARË
SPIRU
TRIKUPI 43 EKSARQIA
www.steki-am.blogspot.com

21.1.09

Demonstrate solidariteti per K.Kuneva

Nje demonstrate proteste do te zhvillohet ne Selanik,tek Permendorja e Venizelos
te Enjten ne oren 18.00.
Le te jemi te gjithe atje per te treguar edhe nje here solidaritetin tone ndaj K.kuneva dhe kolegeve te saj te cilet luftojne per te drejtat e tyre.
KONSTANDINA NUK JE VETEM

Solidaritet per K.Kuneva dhe koleget/bashkeluftetaret e saj.

Kaloi tashme nje muaj qe nga dita ne te gedhire te 22 Dhjetorit, kaloi nje muaj qe nga dita kur nje njeri i yni po lufton me vdekjen per te fituar jeten,nje jete e cila nuk do te jete me si me pare.Jo se jeta qe bente me pare Konstandina ishte nje parajse,jo,megjithate ishte jeta e nje njeriu i cili luftonte per te drejtat e tij, ishte jeta e gruas ,emigrantes ,sindikalistes e cila nuk e pranonte shtypjen dhe shfrytezimin mbi kurrizin e saj dhe te kolegeve te saj pastruese.

Nuk i pranoi kushtet qe i vune pronaret,as kecenimet e perseritura te tyre,deri ne momentin me te fundit nuk u perkul,megjithese sulmi vrases qe i bene te paguarit e pranareve per pak sa nuk i kushtuan jeten.

Qe nga momenti i pare kur u be e njohur ngjarja,megjithe seriozitetin e ketij rasti,te paket ishin ata te cilet u aktivizuan dhe u prononcuan ne favor te Konstandines.Nga Masmediat astu sic pritej pothuajse nuk u degjua fare ose u konsiderua si zakonisht si ‘nje rast i izoluar’ dhe me pak i rendesishem nga sulme te tjera vrasese, sepse ashtu si thashe pak me siper, Konstandina Kuneva ishte edhe grua, edhe emigrante edhe sindikaliste.
Megjithese menyra me te cilet ‘u ndeshkua’ duke i hedhur acid ne fytyre dhe ne organet e brendshme nepermjet gojes te kujton praktika mesjetare ndeshkimi,reagimi nuk ishte ai qe pritej,nuk ishte as ai qendrim formal i njohur te cilin mbajne zakonisht sindikalistet e sindikalizmit zyrtar, madje qe ne ditet e pare u kerkua prej kolegeve qe jane pjestare te sindikates ku bente pjese dhe Konstandina qe te heshtnin, per sa i perket publikimit te ngjarjes.
Qendrimi negativ qe mban ketu e shume vite me radhe KPPG (Konfederata e Pergjithshme e Punonjesve te Greqise) dhe sindikata te tjera institucionale ,eshte nje nga fajtoret kryesore te sulmit ndaj emigrantes sindikaliste,eshte gjithashtu pozicioni favorizues qe mbajne ndaj kompanive te cilat jane te specializuar ne marrjen me qera te punetoreve per llogari te kompanive te ndryshme.
Kunder qendrimit bashkefajtor te cilin mbajne mekanizmat shteterore dhe sindikalizmi institucional,le te veme perballe solidaritetin tone per Konstandinen dhe bashkeluftetaret e saj te cilat jane pjestare te Bashkimit Mbareatikas te Pastrueseve dhe Personelit Shtepiak.
Ngrejme lart zerin tone duke ju kujtuar atyre se :
NE BETEJEN E NISUR NUK JANE VETEM

Solidaritet nga nje emigrant nga Shqiperia

7.1.09

Aksidentohet ne pune emigranti nga Shqiperia.

Nje aksident i rende ka ndodhur disa dite me pare ne Athine.Nje emigrant nga Shqiperia eshte aksidentuar rende gjate orarit te punes ne nje nga Kompanite e Pastrimit (ΓΕΝ-ΚΑ)e cila ka fituar tenderin per llogari te kompanise gjermane HOCHTIEF,kompani e cila ka marre ne perdorim aeroportin E.Venizelos.Aksidenti ndodhi ne Stacionin Proastiako te aeroportit.Punetori emigrant i cili shfrytesohej i pasiguruar nga kompania ne fjale,ra nga nje lartesi mbi kabllot e elektrike te trenit me pasoje humbjen e te dyja kembeve dhe te organeve gjenetale.
Dy jane pikat kryesore te cilat duhet te na shqetesojne per te parandaluar ne te ardhmen aksidente te tilla.
-Ne kohen qe behej pastrimi rryma elektrike duhej te ishte e nderprere.
-Ne asnje menyre nuk duhet te pranohet nga punetoret mos sigurimi(IKA),e sidomos kur kemi te bejme me punime te cilat mund te na kushtojne jeten


p.s(kushdo i cili ka me shume te dhena rreth ngjarjes lutet ti shtoje ne kete lajmerim ose ti dergoje ne e-mail:clandestalb@gmail.com )

5.1.09

THIRRJE solidariteti per K.Kuneva


THIRRJE
Sulmi vdekjeprurës ndaj emigrantes sindikaliste DECHEVA ELENA KUNEVA KONSTADINKA NIKOLOVA u bë shkak per nje shpërthimin solidariteti dhe betejë, e cila lidhet edhe me revoltën e Dhjetorit. Lëvizja e solidaritetit që po zhvillohet është e vetëorganizuar, demokratike dhe vendimet që merren rezultojnë nëpërmjet mbledhjeve të hapura. Karakteristika të tilla ka edhe mbledhja e përgjitheshme që bëhet në Qëndrën e okupuar te Punëtorëve te Selenikut (Ergatiko Qendro Thessalonikis).
Konstandinka Kuneva është emigrante, grua, e cila aktivizohej dhe luftonte si sindikaliste. Për këto aresye ra viktimë e këtij barbarizmi. Lëvizja e solidaritetit ndaj saj është gjithashtu edhe lëvizje solidariteti ndaj gjithë emigranteve dhe emigrantëve. Por që të jetë thelbësore ka për detyrë që të bëhet cështje e tyre. Ka për detyre që të bashkërendoje fjalën me ta, sepse vetem ata mund të flasin për problemet e tyre.
Ju ftojmë në mitingun- demonstratë për Konstandinka Kuneva të Hënë, 5 Janar, në orën 6 mbasdite, para Qëndres se Punëtorëve te Selenikut, gjithashtu edhe në mbledhjen e hapur që do të zhvillohet më pas.
Te gjithë, burra dhe gra së bashku, të shprehim solidaritetin tonë ndaj Konstandinka Kuneva.
Të gjithë, burra dhe gra së bashku, të marrin jetën tonë në duart tona.

Mbledhja e përgjithëshme e Qëndrës së okupuar të Punëtorëve të Selenikut

Demonstrate proteste ne Selanik 5/1/2009



Demonstrate Proteste ne Selanik sot e Hene 5/1/2009 ne mbeshtetje te emigrantes Konstandina Kuneva (nga Bullgaria)e cila u sulmua disa dite me pare nga disa persona te cilet e dogjen me acid ne fytyre.

23.12.08

Këto ditë janë edhe tonat...

Pas vrasjes së Aleksi Grigoropulos po jetojmë një situatë të tensionuar si asnjë herë, një shfryrje dufi të cilit nuk po i shihet fundi. Ata që kanë dalë përpara në këtë revoltë janë nxënësit, të cilët me një pasion të pashtershëm dhe një spontanitet origjinal i kanë kthyer përmbys të gjithë ato që i marrim si të dhëna. Nuk mund të ndalosh diçka që nuk kontrollon, diçka që buron në mënyrë spontane dhe në kushte që nuk arrin të kuptosh. Kjo është dhe bukuria e kësaj revolte. Nxënësit po bëjnë histori dhe ua kanë lënë të tjerëve në dorë që ta shkruajnë atë dhe ta fusin në skema ideologjike. Rrugët, iniciativa, pasioni është i tyre.
Në kuadrin gjithë këtij mobilizimi, i cili ka si lokomotivë demonstratat e nxënësve, vihet re dhe një pjesëmarrje masive e brezit të dytë të emigrantëve dhe shume refugjatëve. Refugjatët zbresin të paorganizuar, me një spontanitet dhe vrull që është tipik i lëvizjeve politike që bëjnë. Në këtë moment përbëjnë pjesën më luftarake të të huajve në Greqi. Nuk kanë dhe shumë gjëra për të humbur sidoqoftë.
Fëmijët e emigrantëve mobilizohen në masë të gjerë dhe fuqishëm në kuadrin e iniciativave studentore dhe shkollore ose brenda organizatave te majta dhe ultra të majta. Përbëjnë dhe pjesën më të integruar të emigrantëve, gjithashtu dhe më të guximshme. Nuk u ngjajnë prindërve të tyre që erdhën kokëulur sikur të lypnin një copë bukë. Janë pjesë e shoqërisë greke, sepse nuk njohën tjetër. Nuk lypin diçka, kërkojnë me ngulm të jenë të barabartë më kolegët e tyre grekë. Të barabartë përsa u përket të drejtave, të barabartë në rrugë dhe në ëndrra.
Për ne, emigrantët e organizuar, kjo periudhë është një tjetër Nëntor francez i 2005. Nuk kishim iluzione që do të mundeshim të kontrollonim dufin e pakënaqësisë kur ai të shpërthente. Pavarësisht përpjekjeve të shumta në vite kurrë nuk ja arritëm të kryenim mobilizime të tilla masive të emigrantëve. Tani fjalën e kanë rrugët. Klithja që dëgjohet është për 18 vitet e dhunës, shtypjes, shfrytëzimit, poshtërimit. Këto ditë janë dhe të tonat.
Këto ditë janë për ato qindra emigrantë dhe refugjatë që janë vrarë në kufij, në rajone policie, në kantieret e ndërtimit. Janë për të vrarët nga policia ose nga qytetarë “të indinjuar”. Janë për të vrarët që guxuan dhe kaluan kufirin, që punonin si qentë, që nuk ulën kokën, për hiçin. Janë për Gramoz Palushin, për Luan Bërdëllimën, Edison Jahajn, për Toni Onoiha, për Abdurrahim Idriz-in, për Mohament Asraf-in dhe kaq të tjerë që si kemi harruar.
Këto ditë janë për dhunën policore që ka mbetur pa përgjigje, pa zot. Janë për poshtërimin në kufi dhe në qëndrat e të huajve që vazhdon akoma. Janë për vendimet skandaloze të drejtësisë greke, për emigrantët dhe refugjatët që gjenden padrejtësisht në burgje, për drejtësinë që na u mohua. Dhe në këtë çast që flasim, këto ditë dhe netë të kësaj revolte, emigrantët paguajnë një hak të rëndë duke rënë pre e dhunës policore ose të grupeve ultranacionaliste, me dënime me burg dhe vendime depërtimi që gjykatat greke na i falin me dashuri kristiane neve të pafeve.
Këto ditë janë për shfrytëzimin që vazhdon pa ndalim këtu e 18 vjet. Janë për betejat që u dhanë nga emigrantët në fushat e Volos, në kantieret e veprave olimpike, në Amaliadha. Janë për djersën dhe gjakun e prindërve tanë, për punën e zezë, për oraret pafund. Janë për parabolat, për gjobat, për ensimat që paguajmë dhe nuk do na njihen kurrë. Janë për letrat që po i gjëmojmë një jetë të tërë sikur janë llotari.
Këto ditë janë për çmimin që paguajmë vetëm për të qënë, për të marrë frymë. Janë për ato herë që shtrënguam dhëmbët, për fyerjet që duruam, për disfatat që morëm përsipër. Janë për të gjitha ato herë që nuk reaguam megjithëse kishim gjithë arsyet e kësaj bote. Janë për ato herë që reaguam por ishim vetëm sepse vdekja dhe revoltimi ynë nuk nxinin në korniza, nuk sillnin vota, nuk shisnin në lajmet e orës 8.
Këto ditë janë për të gjithë ata që janë të mënjanuar, të zbuar, për njerëzit me emrat e vështirë dhe historitë e panjohura. Janë për ata që vdesin çdo ditë diku në Evro apo në Egje, që vriten në kufij apo në Petru Rali, janë të ciganëve në Zefiri, të narkomanëve në Eksarhia. Këto ditë janë të djemve dhe vajzave në Mesolongjiu, njerëzve pa tabela, të nxënësve jashtë çdo kontrolli. Falë Aleksit këto ditë janë të gjithë neve.

18 vite revolte të heshtur janë shumë.
Të gjithë në rrugë, për solidaritet dhe dinjitet!
Nuk harruam, nuk harrojmë, këto ditë janë dhe tuajat
Për Luanin, Tonin, Mohamedin, ..Aleksin


Strehëza e Emigrantëve Shqiptarë
www.steki-am.blogspot.com

22.12.08

Solidaritet per te arrestuarit e Dhjetorit,Jo debimeve te emigranteve.



Pas ngjarjeve te javeve te para te Dhjetorit,kur shumica e qyteteve te Greqise u pushtuan nga vala e demonstratave dhe perleshjeve,kur Athina dhe Selaniku u bene qendrat kryesore te rezistences ndaj dhunes shteterore dhe te veglave te tyre (policia,MAT,Asfalia),tani kur nje qetesi e rreme duket sikur ka zene vendin e kryengritjes,tani dalin ne pah dhe viktimat .Si gjithmone ata me lehtit per tu sulmuar: EMIGRANTET .Ne Greqi eshte praktike e njohur,kur duam ti hedhim fajin dikujt per ate qe ndodh ,ne shenje jane gjithmone EMIGRANTET .Ashtu si ne vitet e para te ardhjes tone ketu kur akuzoheshim si shkaterruesit e te drejtave te fituara ne fushen e punesimit nga sindikalistet vendas,ashtu edhe sot ne akuzohemi si shkaktaret e shkaterrimeve dhe vjedhjeve,perderisa numri me i madh i te arrestuarve jane emigrante,aq me teper duke degjuar veglat genjeshtare te Mas Medias te thone se ne vendet tona Kryengritje do te thote :te plackitesh dhe te vjedhesh,etj si keto .
Ne keto momente te veshtira duhet te luftojme se bashku vendas dhe emigrante,duke lene menjane dallimet etnike dhe fetare.Te arrestuarit jane te shumte dhe solidariteti yne duhet te jete maksimal.
ASNJE NJERI TE MOS DENOHET PER NGJARJET E DHJETORIT.
VENDAS DHE EMIGRANTE TE GJITHE TE LIRE PA KUSHTE
SOLIDARITET PER TE GJITHE

http://clandestalb.blogspot.com

19.12.08

Shfaqje Teatrale e grupit te emigranteve ''Odisea''

Grupi Teatral i shkolles se emigranteve ‘Odisea’ paraqet shfaqjen teatrale me titull
‘Per te miren e Atdheut’
te shkrimtares angleze Timberleik Uortebeiker

Shfaqja do te jepet ne Teatrin Bashkiak te Polihnit
te shtune me 20 Dhjetor ,ora 20:30
Adresa rr.Mavromihali 56


Θεατρική παράσταση
της θεατρικής ομάδας μεταναστών-ριων του «Οδυσσέα»
‘Για της πατρίδας το καλό’
της Τιμπερλέικ Γουρτεμπέικερ.
Το Σάββατο, 20 Δεκέμβρη 2008
στις 20:30
στο Δημοτικό Θέατρο Πολίχνης (Μαυρομιχάλη 56)
__._,_.___