31.3.09

„Njeri jo numër“

Dagwani Yimer është njëri prej disa mijëra të rinjve nga Afrika, që e kanë rrezikuar jetën për të mbërritur në Evropë. Në dimrin e vitit 2005, studenti i juridikut në moshën 27-vjeçare e braktisi atdheun e tij, Etiopinë.
Ai tredon se si kaloi me vështirësi nga Sudani për në Libi,ashtu si mijra të tjerë dhe këtu ra në duart të tregtarëve të njerëzve. Ai u arrestua dhe u deportua nga policia libiane, dhe u la i braktisur në shkretëtirë pa ujë. Ai lufton me gjithë forcat e tij për t´u kthyer mbrapa, tek brigjet libiane, dhe prej aty ndërmori udhëtimin e rrezikshëm me anije nëpër Mesdheun. Pas muajsh të dhimbshmëm, në verën e vitit 2006, ai mbërriti në ishullin italian Lampeduza, në jug të Siçilisë. Tani, për herë të parë,është kthyer në Lampeduza për t´ua treguar njerëzve të ishullit një film dokumentar, për eksodin e vazhdueshëm nga Afrika.
Heshtja mbizotëron në sallën e bashkisë. Publiku shikon ekranin i mahnitur. Rreth 50 Lampedusanë kanë ardhur për të parë filmin dokumentar "Si një njeri mbi tokë". Protagonistët janë migrantë të rinj, që e venë në ekran migrimin e tyre. Në shumicën e rasteve kjo zgjat me muaj, ndonjëherë madje me vite.
"Nëse nuk lufton, mbetesh një numër. Një migrant. Një zezak. Vetëm një numër. Ashtu e kam njohur unë Italinë dhe Evropën," thotë Dagwani Yimeri.
Burra dhe gra të rinj tregojnë se si ata u rrahën, u shfrytëzuan, u arrestuan, u përdhunuan dhe u braktisën në shkretëtirë. Ata paraqesin nën lotët, sesi kanë qenë të pafuqishëm ndaj arbitraritetit të autoriteteve dhe të trafikantëve të njerëzve.

Dhjetëra migrantë mbyten në brigjet e Libisë

Arkiv
Njoftimet flasin për shtim të numrit të migrantëve të nisur nga Libia
Shumë vetë mendohet se kanë vdekur pasi varka të mbushura me emigrantë u gjendën në mes të një stuhie të fortë në det të trazuar në brigjet e Libisë.
Njoftimet nga Libia thonë se një operacion i madh shpëtimi ka filluar në bregdetin pranë Tripolit.
Të paktën tre varka ndeshën vështirësi në det në 36 orët e fundit dhe një varkë është mbytur.
Informacionet flasin per më shumë se 20 trupa të gjetur, por se 250 të tjerë nuk dihet se ku janë.
Një numër emigrantësh kanë notuar drejt bregdetit dhe kanë mbijetuar.
Të gjitha varkat kishin emigrantë që po përpiqeshin të shkonin në Evropë nëpërmjet Italisë.
Vitin e kaluar, më shumë se 30 mijë emigrantë mundën të kalonin detin në varka që nuk janë ndërtuar për këto lloje udhëtimesh.
Dhjetra vetë janë mbytur.