1.10.09

Per liberalizim vizash nuk mjafton vetem pasaporta biometrike

01.10.2009
Raporti i Tania Fajon per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne grupin perfitues te heqjes se regjimit te vizave ka hasur veshtiresi ne komitetin europarlamentar per ceshtjet e lirise, sigurise dhe drejtesise.

Komisioni Europian argumentoi gjate debatit se Shqiperia dhe Bosnja kane nje liste te tere kriteresh pa permbushur ne te 4 blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave, ndryshe nga Serbia e Mali i zi, qe sinjalizonin permbushjen e plote te tyre pak jave pas propozimit.

“Vleresimi tregoi se kishte ende shume pika kyce qe keto dy vende duhet te zbatonin. Nuk eshte fjala vetem per pasaportat biometrike, me lejoni t'ju tregoj se ne te kater blloqet e udherrefyesit eshte nje liste e tere me kriteret qe mbeten per t’u permbushur. Pasaportat biometrike eshte vec kriteri me i dukshem”, deklaron Dafne Gogou, perfaqesuese e KE per ceshtjet e brendshme dhe drejtesine.

Komisioni Europian ne mes te tetorit do te verifikoje ne terren raportimin e bere javen e kaluar nga Serbia dhe Mali i Zi per permbushjen e kritereve te udherrefyesit.

Ne kete kuader, nje grup ekspertesh do te verifikojne dhe funksionimin e kufirit Serbi-Kosove. Komisioni pret raportin e autoriteteve shqiptare ne fillim te tetorit, verifikimi i eksperteve do te behet deri ne fund te ketij viti dhe sipas zyrtares Gogou vitin e ardhshem Komisioni do te shprehet me nje tjeter vleresim per heqjen ose jo te vizave per shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike.

Perpiluesja e raportit, Tania Fajon, kundershtoi pretendimet e Komisionit dhe presidences suedeze se perfshirja e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin propozim do te bente qe vendet anetare te rrezonin dhe liberalizimin e vizave me Serbine e Malin e Zi.

“Nese ne i fusim keto dy vende sot, me kushtin per te qene ne listen e Schengen-it te bardhe, ne u percjellim qeverive mesazhin pozitiv se ne jemi gati, ndaj permbushni detyrimet tuaja ne cdo sektor, jini te pergjegjshem sepse eshte ne doren tuaj”, ka deklaruar tania Fajon, raportuese e PE per liberalizimin e vizave me Ballkanin.

Ne raport eurodeputetja Fajon argumenton se mungesa e levizjes se lire e qytetareve te rajonit ben qe Bashkimi Europian, qe po shtyn administratat e ketyre vendeve te bejne nje sere reformash, te mbetet nocion abstrakt. (tch)


< -- kthehu | shko lart