Pa anashkaluar menyrat e ndryshme me te cilat huazohen ditë si 21 Marsi si dhe qëllimet e mundshme qe ato u shërbejnë, vetë ezistenca e nje dite të tillë na kujton që rracizmi dhe dallimet e ndryshme janë pjesë e jetës sonë të përditshme, dhe e civilizimit ‘’tonë’’. Ne emigrantët e njohim mire këtë anë të jetës, për faktin se jemi ndër viktimat kryesore të rracizmit dhe të dallimeve të tjera të kësaj natyre. Situata në Europën e ‘’lirë’’ dhe ‘’demokratike’’ sa vjen e keqësohet. Kjo duket qartë nga Konventa për Migracionin dhe Azilin politik qe u huazua nga Bashkimi Europian dhe e cila për sa i takon shteteve të tjera europiane, i jep fund politikës elastike për emigracionin,në rast se ekzistonte një e tillë në ato shtete . Për sa i përket Greqise, vështirë se mund të imagjinoj dikush politikë emigrimi më rraciste, më çnjerëzore, më shfrytëzuese, më gllabëruese sa ajo ekzistuese. Një gjë është e sigurtë veç, që kjo konventë dhe pa dyshin dhe shumë të tjera që do pasojnë dhe gjithashtu e ashtuquajtura politika e emigrimit të kontrolluar, pasi Europa ka nevojë për ne, dmth për krahë të lire pune dhe gjithashtu edhe për trashgimtarë për të siguruar vazhdimin e kulturës së kontinentit të plakur, do e perkeqësojnë situaten, dhe do ta vështirësojnë më tepër hyrjen dhe qëndrimin tone në Europë. Pa dyshim që për gjendjen qe ndodhemi ne dhe emigrantët politik dhe për të gjitha ato që kemi kaluar këtu në Greqi gjithë këto vite, përgjegjësinë e ka shteti grek, qeveritë greke dhe pjesa derrmuese e shoqerise greke. Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë ne emigrantët e kemi pranuar pa reagime të mjaftueshme fatin që na kanë imponuar. E megjithatë ngjarjet e Dhjetorit me pjesmarrjen aktive të shumë emigrantëve treguan qartë se jemi aq shume të rrevoltuar saqë mjafton një shkëndijë për të kapërcyer frikën dhe të vërshohemi nëpër rrugë për të luftuar për jetën tone, e cila nuk i përket asnjë shteti, asnjë qeverie dhe asnjë Greqie. Dhe si të mos jemi të rrevoltuar përderisa na grabisin duke shpikur një sërë trukesh ligjore, na shfytëzojnë duke na detyruar të punojmë për një cope bukë dhe përveç të tjerave na kërcënojnë me jetën kur ne reagojmë, siç veproi Konstandina Kuneva, na keqtrajtojnë dhe na diskriminojnë, na godasin, na burgosin dhe na ekstradojnë për gjënë më të vogël dhe pa ndonjë arsye, na vrasin në kufij, në rajone policie e jo vetëm dhe na mbysin ne dete me lehtësinë me të madhe. Për të gjitha këto dhe për të gjitha padrejtësitë që na bëhen çdo ditë dhe për krimet e vazhdueshme që kryhen kundrejt nesh dhe përderisa jemi ndër viktimat kryesore, duhet më së fundi të jemi ndër të parët në reagimet dhe në luftën kundër rracizmit dhe dallimeve të të gjitha llojeve. Le ta, ngremë zërin, jo vetëm në një ditë si kjo, por çdo ditë, ashtu si të mundemi dhe me forma e mënyra nga më të ndryshme, duke protestuar kundër dallimeve dhe rracizmit.
Të gjithë së bashku emigrantë ekonomikë dhe politikë duhet të parët ti kundërvihemi situates ekzistuese pasi përpjekjat tona janë të lidhura ngushtë me mbijetesën tone. Lufta jonë është luftë për ekzistencë.
13.3.09
25.2.09
TREDITOR AKTIVITETESH
5 VJET STREHA e EMIGRANTËVE SHQIPTARË
E PREMTE 27 SHKURT
19:00
Shfaqje e dokumentarit “A few days
together” rreth ditëve të pogromit 2004
20:00
Bisedë e hapur “5 vjet Streha e Emigrantëve Shqiptarë – Rreth identitetit dhe aktivizimit
të një shoqate emigratësh”
23:00
Mbrëmje për mbështetje ekonomike
E SHTUNË 28 SHKURT
19:00
Shfaqje materiali filmor mbi emigrantët dhe rrefugjatët në Greqi
19:30
Bisedë e hapur “Aktivizimi dhe vet-organizimi
i emigrantëve” Marrin pjesë përfaqësues shoqatash emigrantësh nga Selaniku, Hania, Patra dhe Athina
22:30
Live koncert hip hop me Renovatio,
I Panjohuri, Të vërtetët
E DIELË 1 MARS
18:00
Paraqitje e aktiviteve të kampanjës “Jo racizmit
nga djepi”
20:00
Shqaqje e dokumentarit “Brezi i dytë”
i grupit Guerrilla Cinematography
22:00
Mbrëmje e grupit të të rinje emigrantë “Second
Generation”
STREHA e
EMIGRANTËVE SHQIPTARË
SPIRU
TRIKUPI 43 EKSARQIA
www.steki-am.blogspot.com

21.1.09
Demonstrate solidariteti per K.Kuneva
Nje demonstrate proteste do te zhvillohet ne Selanik,tek Permendorja e Venizelos
te Enjten ne oren 18.00.
Le te jemi te gjithe atje per te treguar edhe nje here solidaritetin tone ndaj K.kuneva dhe kolegeve te saj te cilet luftojne per te drejtat e tyre.
KONSTANDINA NUK JE VETEM
te Enjten ne oren 18.00.
Le te jemi te gjithe atje per te treguar edhe nje here solidaritetin tone ndaj K.kuneva dhe kolegeve te saj te cilet luftojne per te drejtat e tyre.
KONSTANDINA NUK JE VETEM
Solidaritet per K.Kuneva dhe koleget/bashkeluftetaret e saj.
Kaloi tashme nje muaj qe nga dita ne te gedhire te 22 Dhjetorit, kaloi nje muaj qe nga dita kur nje njeri i yni po lufton me vdekjen per te fituar jeten,nje jete e cila nuk do te jete me si me pare.Jo se jeta qe bente me pare Konstandina ishte nje parajse,jo,megjithate ishte jeta e nje njeriu i cili luftonte per te drejtat e tij, ishte jeta e gruas ,emigrantes ,sindikalistes e cila nuk e pranonte shtypjen dhe shfrytezimin mbi kurrizin e saj dhe te kolegeve te saj pastruese.
Nuk i pranoi kushtet qe i vune pronaret,as kecenimet e perseritura te tyre,deri ne momentin me te fundit nuk u perkul,megjithese sulmi vrases qe i bene te paguarit e pranareve per pak sa nuk i kushtuan jeten.
Qe nga momenti i pare kur u be e njohur ngjarja,megjithe seriozitetin e ketij rasti,te paket ishin ata te cilet u aktivizuan dhe u prononcuan ne favor te Konstandines.Nga Masmediat astu sic pritej pothuajse nuk u degjua fare ose u konsiderua si zakonisht si ‘nje rast i izoluar’ dhe me pak i rendesishem nga sulme te tjera vrasese, sepse ashtu si thashe pak me siper, Konstandina Kuneva ishte edhe grua, edhe emigrante edhe sindikaliste.
Megjithese menyra me te cilet ‘u ndeshkua’ duke i hedhur acid ne fytyre dhe ne organet e brendshme nepermjet gojes te kujton praktika mesjetare ndeshkimi,reagimi nuk ishte ai qe pritej,nuk ishte as ai qendrim formal i njohur te cilin mbajne zakonisht sindikalistet e sindikalizmit zyrtar, madje qe ne ditet e pare u kerkua prej kolegeve qe jane pjestare te sindikates ku bente pjese dhe Konstandina qe te heshtnin, per sa i perket publikimit te ngjarjes.
Qendrimi negativ qe mban ketu e shume vite me radhe KPPG (Konfederata e Pergjithshme e Punonjesve te Greqise) dhe sindikata te tjera institucionale ,eshte nje nga fajtoret kryesore te sulmit ndaj emigrantes sindikaliste,eshte gjithashtu pozicioni favorizues qe mbajne ndaj kompanive te cilat jane te specializuar ne marrjen me qera te punetoreve per llogari te kompanive te ndryshme.
Kunder qendrimit bashkefajtor te cilin mbajne mekanizmat shteterore dhe sindikalizmi institucional,le te veme perballe solidaritetin tone per Konstandinen dhe bashkeluftetaret e saj te cilat jane pjestare te Bashkimit Mbareatikas te Pastrueseve dhe Personelit Shtepiak.
Ngrejme lart zerin tone duke ju kujtuar atyre se :
NE BETEJEN E NISUR NUK JANE VETEM
Solidaritet nga nje emigrant nga Shqiperia

7.1.09
Aksidentohet ne pune emigranti nga Shqiperia.
Nje aksident i rende ka ndodhur disa dite me pare ne Athine.Nje emigrant nga Shqiperia eshte aksidentuar rende gjate orarit te punes ne nje nga Kompanite e Pastrimit (ΓΕΝ-ΚΑ)e cila ka fituar tenderin per llogari te kompanise gjermane HOCHTIEF,kompani e cila ka marre ne perdorim aeroportin E.Venizelos.Aksidenti ndodhi ne Stacionin Proastiako te aeroportit.Punetori emigrant i cili shfrytesohej i pasiguruar nga kompania ne fjale,ra nga nje lartesi mbi kabllot e elektrike te trenit me pasoje humbjen e te dyja kembeve dhe te organeve gjenetale.
Dy jane pikat kryesore te cilat duhet te na shqetesojne per te parandaluar ne te ardhmen aksidente te tilla.
-Ne kohen qe behej pastrimi rryma elektrike duhej te ishte e nderprere.
-Ne asnje menyre nuk duhet te pranohet nga punetoret mos sigurimi(IKA),e sidomos kur kemi te bejme me punime te cilat mund te na kushtojne jeten
p.s(kushdo i cili ka me shume te dhena rreth ngjarjes lutet ti shtoje ne kete lajmerim ose ti dergoje ne e-mail:clandestalb@gmail.com )

5.1.09
THIRRJE solidariteti per K.Kuneva
THIRRJE
Sulmi vdekjeprurës ndaj emigrantes sindikaliste DECHEVA ELENA KUNEVA KONSTADINKA NIKOLOVA u bë shkak per nje shpërthimin solidariteti dhe betejë, e cila lidhet edhe me revoltën e Dhjetorit. Lëvizja e solidaritetit që po zhvillohet është e vetëorganizuar, demokratike dhe vendimet që merren rezultojnë nëpërmjet mbledhjeve të hapura. Karakteristika të tilla ka edhe mbledhja e përgjitheshme që bëhet në Qëndrën e okupuar te Punëtorëve te Selenikut (Ergatiko Qendro Thessalonikis).
Konstandinka Kuneva është emigrante, grua, e cila aktivizohej dhe luftonte si sindikaliste. Për këto aresye ra viktimë e këtij barbarizmi. Lëvizja e solidaritetit ndaj saj është gjithashtu edhe lëvizje solidariteti ndaj gjithë emigranteve dhe emigrantëve. Por që të jetë thelbësore ka për detyrë që të bëhet cështje e tyre. Ka për detyre që të bashkërendoje fjalën me ta, sepse vetem ata mund të flasin për problemet e tyre.
Ju ftojmë në mitingun- demonstratë për Konstandinka Kuneva të Hënë, 5 Janar, në orën 6 mbasdite, para Qëndres se Punëtorëve te Selenikut, gjithashtu edhe në mbledhjen e hapur që do të zhvillohet më pas.
Te gjithë, burra dhe gra së bashku, të shprehim solidaritetin tonë ndaj Konstandinka Kuneva.
Të gjithë, burra dhe gra së bashku, të marrin jetën tonë në duart tona.
Mbledhja e përgjithëshme e Qëndrës së okupuar të Punëtorëve të Selenikut
Demonstrate proteste ne Selanik 5/1/2009
23.12.08
Këto ditë janë edhe tonat...
Pas vrasjes së Aleksi Grigoropulos po jetojmë një situatë të tensionuar si asnjë herë, një shfryrje dufi të cilit nuk po i shihet fundi. Ata që kanë dalë përpara në këtë revoltë janë nxënësit, të cilët me një pasion të pashtershëm dhe një spontanitet origjinal i kanë kthyer përmbys të gjithë ato që i marrim si të dhëna. Nuk mund të ndalosh diçka që nuk kontrollon, diçka që buron në mënyrë spontane dhe në kushte që nuk arrin të kuptosh. Kjo është dhe bukuria e kësaj revolte. Nxënësit po bëjnë histori dhe ua kanë lënë të tjerëve në dorë që ta shkruajnë atë dhe ta fusin në skema ideologjike. Rrugët, iniciativa, pasioni është i tyre.
Në kuadrin gjithë këtij mobilizimi, i cili ka si lokomotivë demonstratat e nxënësve, vihet re dhe një pjesëmarrje masive e brezit të dytë të emigrantëve dhe shume refugjatëve. Refugjatët zbresin të paorganizuar, me një spontanitet dhe vrull që është tipik i lëvizjeve politike që bëjnë. Në këtë moment përbëjnë pjesën më luftarake të të huajve në Greqi. Nuk kanë dhe shumë gjëra për të humbur sidoqoftë.
Fëmijët e emigrantëve mobilizohen në masë të gjerë dhe fuqishëm në kuadrin e iniciativave studentore dhe shkollore ose brenda organizatave te majta dhe ultra të majta. Përbëjnë dhe pjesën më të integruar të emigrantëve, gjithashtu dhe më të guximshme. Nuk u ngjajnë prindërve të tyre që erdhën kokëulur sikur të lypnin një copë bukë. Janë pjesë e shoqërisë greke, sepse nuk njohën tjetër. Nuk lypin diçka, kërkojnë me ngulm të jenë të barabartë më kolegët e tyre grekë. Të barabartë përsa u përket të drejtave, të barabartë në rrugë dhe në ëndrra.
Për ne, emigrantët e organizuar, kjo periudhë është një tjetër Nëntor francez i 2005. Nuk kishim iluzione që do të mundeshim të kontrollonim dufin e pakënaqësisë kur ai të shpërthente. Pavarësisht përpjekjeve të shumta në vite kurrë nuk ja arritëm të kryenim mobilizime të tilla masive të emigrantëve. Tani fjalën e kanë rrugët. Klithja që dëgjohet është për 18 vitet e dhunës, shtypjes, shfrytëzimit, poshtërimit. Këto ditë janë dhe të tonat.
Këto ditë janë për ato qindra emigrantë dhe refugjatë që janë vrarë në kufij, në rajone policie, në kantieret e ndërtimit. Janë për të vrarët nga policia ose nga qytetarë “të indinjuar”. Janë për të vrarët që guxuan dhe kaluan kufirin, që punonin si qentë, që nuk ulën kokën, për hiçin. Janë për Gramoz Palushin, për Luan Bërdëllimën, Edison Jahajn, për Toni Onoiha, për Abdurrahim Idriz-in, për Mohament Asraf-in dhe kaq të tjerë që si kemi harruar.
Këto ditë janë për dhunën policore që ka mbetur pa përgjigje, pa zot. Janë për poshtërimin në kufi dhe në qëndrat e të huajve që vazhdon akoma. Janë për vendimet skandaloze të drejtësisë greke, për emigrantët dhe refugjatët që gjenden padrejtësisht në burgje, për drejtësinë që na u mohua. Dhe në këtë çast që flasim, këto ditë dhe netë të kësaj revolte, emigrantët paguajnë një hak të rëndë duke rënë pre e dhunës policore ose të grupeve ultranacionaliste, me dënime me burg dhe vendime depërtimi që gjykatat greke na i falin me dashuri kristiane neve të pafeve.
Këto ditë janë për shfrytëzimin që vazhdon pa ndalim këtu e 18 vjet. Janë për betejat që u dhanë nga emigrantët në fushat e Volos, në kantieret e veprave olimpike, në Amaliadha. Janë për djersën dhe gjakun e prindërve tanë, për punën e zezë, për oraret pafund. Janë për parabolat, për gjobat, për ensimat që paguajmë dhe nuk do na njihen kurrë. Janë për letrat që po i gjëmojmë një jetë të tërë sikur janë llotari.
Këto ditë janë për çmimin që paguajmë vetëm për të qënë, për të marrë frymë. Janë për ato herë që shtrënguam dhëmbët, për fyerjet që duruam, për disfatat që morëm përsipër. Janë për të gjitha ato herë që nuk reaguam megjithëse kishim gjithë arsyet e kësaj bote. Janë për ato herë që reaguam por ishim vetëm sepse vdekja dhe revoltimi ynë nuk nxinin në korniza, nuk sillnin vota, nuk shisnin në lajmet e orës 8.
Këto ditë janë për të gjithë ata që janë të mënjanuar, të zbuar, për njerëzit me emrat e vështirë dhe historitë e panjohura. Janë për ata që vdesin çdo ditë diku në Evro apo në Egje, që vriten në kufij apo në Petru Rali, janë të ciganëve në Zefiri, të narkomanëve në Eksarhia. Këto ditë janë të djemve dhe vajzave në Mesolongjiu, njerëzve pa tabela, të nxënësve jashtë çdo kontrolli. Falë Aleksit këto ditë janë të gjithë neve.
18 vite revolte të heshtur janë shumë.
Të gjithë në rrugë, për solidaritet dhe dinjitet!
Nuk harruam, nuk harrojmë, këto ditë janë dhe tuajat
Për Luanin, Tonin, Mohamedin, ..Aleksin
Strehëza e Emigrantëve Shqiptarë

22.12.08
Solidaritet per te arrestuarit e Dhjetorit,Jo debimeve te emigranteve.

Pas ngjarjeve te javeve te para te Dhjetorit,kur shumica e qyteteve te Greqise u pushtuan nga vala e demonstratave dhe perleshjeve,kur Athina dhe Selaniku u bene qendrat kryesore te rezistences ndaj dhunes shteterore dhe te veglave te tyre (policia,MAT,Asfalia),tani kur nje qetesi e rreme duket sikur ka zene vendin e kryengritjes,tani dalin ne pah dhe viktimat .Si gjithmone ata me lehtit per tu sulmuar: EMIGRANTET .Ne Greqi eshte praktike e njohur,kur duam ti hedhim fajin dikujt per ate qe ndodh ,ne shenje jane gjithmone EMIGRANTET .Ashtu si ne vitet e para te ardhjes tone ketu kur akuzoheshim si shkaterruesit e te drejtave te fituara ne fushen e punesimit nga sindikalistet vendas,ashtu edhe sot ne akuzohemi si shkaktaret e shkaterrimeve dhe vjedhjeve,perderisa numri me i madh i te arrestuarve jane emigrante,aq me teper duke degjuar veglat genjeshtare te Mas Medias te thone se ne vendet tona Kryengritje do te thote :te plackitesh dhe te vjedhesh,etj si keto .
Ne keto momente te veshtira duhet te luftojme se bashku vendas dhe emigrante,duke lene menjane dallimet etnike dhe fetare.Te arrestuarit jane te shumte dhe solidariteti yne duhet te jete maksimal.
ASNJE NJERI TE MOS DENOHET PER NGJARJET E DHJETORIT.
VENDAS DHE EMIGRANTE TE GJITHE TE LIRE PA KUSHTE
SOLIDARITET PER TE GJITHE
http://clandestalb.blogspot.com
19.12.08
Shfaqje Teatrale e grupit te emigranteve ''Odisea''
Grupi Teatral i shkolles se emigranteve ‘Odisea’ paraqet shfaqjen teatrale me titull
‘Per te miren e Atdheut’
te shkrimtares angleze Timberleik Uortebeiker
Shfaqja do te jepet ne Teatrin Bashkiak te Polihnit
te shtune me 20 Dhjetor ,ora 20:30
Adresa rr.Mavromihali 56
Θεατρική παράσταση
της θεατρικής ομάδας μεταναστών-ριων του «Οδυσσέα»
‘Για της πατρίδας το καλό’
της Τιμπερλέικ Γουρτεμπέικερ.
Το Σάββατο, 20 Δεκέμβρη 2008
στις 20:30
στο Δημοτικό Θέατρο Πολίχνης (Μαυρομιχάλη 56)
__._,_.___

18.12.08
KONCERT I MADH NE SELANIK 18 Dhjetor ora 17.00
Nje koncert i madh organizohet sot ne Selanik ,Sheshi XANTh (Ekthesi)ne oren 17.oo.
Marrin pjese:Sokratis Malamas,Janis Agjelakas,No Sin,Grover,etj.
Koncerti organizohet ne mbeshtetje te te arrestuarve te diteve te fundit.
Shkolla e Okupuar e Teatrit Selanik
http://katalipsisholistheatroy.blogspot.com

15.12.08
Okupi i Bashkise Sikies-Selanik
Selanik 15 Dhjetor
Ftohen te gjithe banoret e Bashkise se Sikies ne Selanik te marrin pjese ne takimin e hapur qe organizohet ne Sallen e Mbledhjeve te bashkise.
Le te jemi te gjithe atje ne oren 19.00 dhe te diskutojme per problemet tona,te gjithe se bashku vendas dhe emigrante.
Me shkas vrasjen e Aleksit 15 vjecar dhe levizjet masive te diteve te fundit.
Dimarxeio- antipliroforisi.blogspot.com
AGRESIMI JONË ËSHTË DASHURIA PER JETËN
DUAM NJË BOTË MË TË MIRË NA NDIHMONI!
Nuk jemi terorista, “njerëz me skafandër”, “të njohur të panjohur”.
JEMI FËMIJËT TUAJ
Ata, “të njohur të panjohur”…
Ëndërojmë- mos vrisni ëndrat tona.
Kemi vrull – mos ndaloni vrullin tone.
KUJTOHUNI DIKUR ISHIT EDHE JU TË RINJ.
Tani kërkoni si të grumbulloni paratë, ju interosonë vitrina, u shëndoshët, u bëtë tulac,
HARUAT.
Prisnim të na mbështesnit. Prisnim të interesohenit, të na bënit edhe ju njëher krenar. Por KOT.
Jetoni jetë gënjeshtre, keni ulur kokën, keni ulur pantallonat dhe prisni ditën që do vdisni.
Nuk imagjinoni, nuk bini në dashuri, nuk krijoni.
Vetëm shisni dhe bleni.
MATERIAL KUDO DASHURI ASNGEKUNDI – E VERTETA ASNGEKUNDI.
Ku janë prindërit;
Ku janë artistët;
Përse nuk dalin jashtë;
NA NDIHMONI
FËMIJET.
Mos na hidhni lotësjellëse. NE mund të qajmë edhe vetë.
Letër nga miqtë dhe shokë të Aleksit

THIRJE E HAPUR
Me shkak të krimit të ftohtë, gjoja një “ rast fatal”, të 15vjeçarit Aleksis Grigoropulos nga policia të Shtunën 6/12 u shperthie urejtia dhe vrulli më i madh I urrejtes të popullit gjatë dhjetë viteve të fundit. Përgjigjja e shtetit ne këte shpethim urejteje ishte goditja e vazhdueshme nga organet e rendit, si dhe fyerja dhe nderimi I fakteve nga midiat, dhe sidomos rekrutimi I – parashtetesorve agjent.
Dëshpërimi si dhe inati që të gjithë ne ndiejmë është pa vlerë të shprehet duke bërë zapping në kolltuk para një kutie.Vendosëm të okupojmë DHIMARXION e vjetër – KEP në sheshin e XALANDRIT, vendi I kabinetit consular, dhe ta shdërojmë në vend kunder informacioni dhe diskutimeve për aksione të mëteshme.
Ftojmë banorët e Xalandrit dhe lagjeve rethanë të mbështesin okupacionin dhe të marin pjesë në biseda- diskutime te hapura e të barabarta pa manipulime, te bashkëkrijome vendime.
Thirje e hapur çdo ditë ne orën 7 mbasdite.
Lirim I menjëhershëm të paraburgosurve protestues, dhe shkarkim I të gjithave akuzave të prangosurve në Greqi dhe jashtë saj.
OKUPATORËT E PALEO DHIMARXIO XALANDRI

Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)