26.11.10

Dhuna policore dhe sulmet rraciste ndaj emigranteve.

Dhuna policore dhe sulmet rraciste ndaj emigranteve.



10-11-2010 rreth ores 13.00 ne km 17te te rruges Egnatia nga Janina -Igumenice nje rracist qelloi

ndaj nje grupi prej 5 emigrantesh si rezultat u plagos seriozisht nje 23 vjecar,shtetas nga Irani.



15/11/2010 ne oret e mbasdites, dy emigrante ndodheshin ne plazhin e Kacelit.Rreth ores 19.30 shfaqen kater vendas greke me karabina nder duar.Pa pasur asnje shkak dhe pa shkembyer asnje fjale,dy emigrantet u bene pre e te shtenave dhe te nje sulmi te eger.I rrahen keq dhe i lane te gjakosur ne toke.Duke perfunduar sulmin vendasit greke bertasin duke ju then te largohen nga zona .Mbas kerkese per ndihme,emigrantet u cuan me pare ne Qendren Shendetesore te Kacelit,me pas u transferuan ne Spitalin e Haniase.



16/11/2010 mesdite,rreth ores 13.00 nje veture policie arriti ne supermarketin Lidl te Peristerit vend ku punonte 43 vjecari nga Afganistani refugjati politik Xhan Ali Mersai.Pasi e arrestuan ,policet e cuan bashke me femijen e tij 2 vjecar ne Stacionin e Policise te Peristerit.Atje pasi e ndane nga femija ne ambjent tjeter-pa shkak- kater police filluan ta rrahin duke perdor dhe shopinj gome edhe shufra hekuri.Pastaj ne torture moren pjese edhe dy police te tjere deri sa humbi ndjenjat.Sipas refugjati e sollen ne vehte duke i hedhur uje ne fytyre.

Pastaj e nxorren nga Stacioni i Policise bashke me femijen,duke i braktisur atje ne meshire te fatit.Te nesermen duke ndjere dhimbje te forta ne trup,u drejtua ne shoqaten e Afganasve te cilet e transferuan menjehere ne spitalin Evangjelizmos,ku i'u dhane dhe mjekimet e para.Ne trupin e tij kishte ngado shenjat e torturave.



Ne te njejten kohe, me date 18/11/2010 Ministri i Mbrojtjes se Qytetareve z.Papucis paraqiti ne menyre solemne Projektligjin e ri

mbi azilin Politik. Ne ket link ne gjuhen greke do te gjeni Deklaraten per Shtyp: http://clandestina.org/KEIMENA/KEIMENA_NOVEMBER_2010_03.html

Δεν υπάρχουν σχόλια: