23.12.09
Projektligji i ri i PASOK-ut per emigrantet ne Greqi
Dy ishin temat kryesore per te cilet foli dje ne keshillin e ministrave Ministri i Brendshem i Greqise J.Ragushi:
1. E drejta e votes ne zgjedhjet lokale per emigrantet duke filluar nga viti 2010, e drejte e cila do te jepet fillimisht per 250.000 emigrante prej te cileve 90.000 jane emigrante te cilet jetojne ne Greqi dhe kane perfituar statusin e lejes pakufi dhe pjesa me e madhe rreth 155.00 jane emigrante me origjine greke te cilet posedojne karte identiteti si bashkekombes (greke).
E drejta e te zgjedhurit per sa i perket kandidaturave te emigranteve perjashton postet e Kryetarit te Bashkise dhe te Kryetarit te Keshillit Bashkiak.
2. Dhe se dyti dhenia e shtetesise per femijet e emigranteve te cilet kane lindur ne Greqi, ose per ata femije qe kane ndjekur tre klasat e para te shkolles fillore ,ose gjashte klasa si shume totale e viteve shkollore ne shkollat e Greqise.
Vetem se edhe kesaj here ligji i ri i cili pritet te miratohet se shpejti ne Parlamentin grek le jashte dhe te menjanuar shume femije ,prinderit e te cileve nuk plotesojne kushtet e caktuara (5 vjet qendrim i ligjshem ne Greqi).
Per me shume informacione ne greqisht :
www.avriani.gr τετάρτη 23 Δεκεμβρίου
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου